Rubairat - Omar Khajam - 图书 - CreateSpace Independent Publishing Platf - 9781501072413 - 2014年9月4日
如封面与标题不符,以标题为准

Rubairat Albanian edition

价格
元 146
不含税

远程仓调货

预计送达时间 年7月7日 - 年7月23日
添加至iMusic心愿单

其他版本:

Kur mësojmë se Omar Khajami ka rrojtur në zëmër të Asisë dhe ka vdekur tetë qint vjet më parë, është një lajthim të besohet që Rubairat kanë mbirë në tokën persane si për çudi. Përkundër, janë produkti natyral i kohës dhe i vëndit të tyre, të cilat ishin mjaft pëllore për të lindur të këtija lule të rralla. Që në shekullin e nëntë gjer në shekullin e gjashtë- mbëdhjetë pas Krishtit, Persia ka patur një Përlindje kullture, diturie dhe letrëtyre, që produktoi një tufë mejtimtarësh, shkencëtarësh dhe poetësh të mëdhenj si Firdusi, Avicenna (Ibn-i-Sina), Omar Khajami, Attari, Nizami Arusi, Saadi, Rumi, Hafiz Shirazi, Xhami dhe Hatifi. Nga kjo Përlindje e shkëlqyer, që buron drejtpërdrejt nga qytetëria grekoromane, lindi Pëlindja arabe, e cila me anën e Spanjës influencoi Evropën medievale dhe gatiti Përlindjen e madhe italiane, nënën e qytetërisë moderne. Këtu duhet përmëndur që Averrosi (Ibn-i-Rushd), fillosofi arab, librat e të cilit kanë qënë për evropianët e Kohës Mesme pothua i vetëmi burim informatash për kullturën greke, ishte dishepulli i një Shkolle dijetarësh persanë të Bagdadit. Si në çdo periudë qytetërie të lartë, ashtu dhe në kohën e Përlindjes persane ka patur një luftë të gjatë midis Lirisë Mejtimit dhe dogmatizmës fetare. Në shekujt përpara lindjes së Omar Khajamit, Persia ishte bërë sheshi i konfliktit midis feve të ndryshme, si Paganizma greko-romane, Zardu- shtizma e Mithraizma persane, Brahmanizma e Budizma hinduishte, dhe Judaizma, Kristianizma e Islamizma semitike.

介质类型 图书     Paperback Book   (平装胶订图书)
已发行 2014年9月4日
ISBN13 9781501072413
出版商 CreateSpace Independent Publishing Platf
页数 176
商品尺寸 11 × 127 × 203 mm   ·   199 g
语言 Albanian